Teknologjia

FTE – TEC me CCG ROSKOVEC

Komponentët Teknologjikë

Centrali CCGT (Combined Cycle Gas Turbine) funksionon duke kombinuar dy cikle energjie: ciklin e turbinës me gaz dhe ciklin e avullit. Kjo rrit ndjeshëm efikasitetin (55–62%).

1.

Gaz + Ajër

2.

Djegie

3.

Turbinë me Gaz

4.

Nxehtësi e Mbetur

5.

Kotell Rikuperimi

6.

Avull

7.

Turbinë me Avull

8.

Kondensim

9.

Ricirkulim

10.

Energji në Rrjet.

1. Furnizimi me Gaz dhe Ajër të Kompresuar

Centrali furnizohet me gaz natyror përmes tubacionit, kompresori thith ajrin nga ambienti dhe e kompreson atë.Ajri i kompresuar futet në dhomën e djegies;

2. Turbina me Gaz – Cikli i Parë

Gaz natyror përzihet me ajrin e kompresuar dhe digjet. Gazi i nxehtë i djegies shtyn turbinën me gaz, e cila gjeneron energji duke rrotulluar gjeneratorin, dhe nxjerr gazra shumë të nxehtë (500–600°C). Këto gazra të nxehtë nuk hidhen në atmosferë, por ri-shfrytëzohet.

3. Gjenerator Avulli me Rikuperim Nxehtesie (HRSG – Heat Recovery Steam Generator)

  1. Gazrat e dalë nga turbina me gaz futen në gjeneratorin e avullit me rikuperim të nxehtësisë. Aty ngrohen tubat me ujë dhe gjenerohet avull me presion të lartë dhe avull me presion të ulët. Praktikisht, HRSG është një kaldajë që prodhon avull pa djegie shtesë — vetëm me nxehtësinë e mbetur të gazit.
  2.  TEC ka perbehet nga dy (2) turbina me gaz, ku secila shkarkohet te gjeneratori i avullit me rikuperim
    nxehtësie (HRSG). Avulli i prodhuar përhapet në një turbinë me avull Siemens SST700/900. Avulli
    kondensohet në një kondensator me ftohje me ajër.

4. Turbina me Avull – Cikli i Dytë (Cikli Rankine)

Avulli i krijuar në gjeneratorin e avullit te rikuperimit te nxehtesise futet në turbinën me avull i cili zgjeron fletët e turbinës dhe prodhon energji shtesë. Turbina me avull është e lidhur me të njëjtin gjenerator ose me një të dytë. Ky cikël rrit efikasitetin total të centralit.

5. Kondestatori

Pasi avulli del nga turbina: Futet në kondensator, ku ftohet me ujë të ftohtë nga një kullë ftohëse. Avulli kthehet në ujë të lëngshëm (kondensat).

6. Ri-Qarkullimi i Ujit

Uji i kondensuar pompohet sërish në gjeneratorin e avullit (HRSG – Heat Recovery Steam Generator). Cikli i avullit përsëritet vazhdimisht.
TEC nuk konsumon ujin per ftohje te impjantit pasi teknologjia qe aplikohet eshte ajo e ftohjes me ajer, uji ne veper perdoret vetem per prodhim avulli I cili rifutet ne qarkullim.

7. Kulla e Ftohjes

Uji i ngrohtë nga kondensatori shkon në kullën e ftohjes ku Uji ftohet dhe kthehet përseri ne sistem.

8. Dalja e Energjisë në Rrjet

Energjia elektrike e prodhuar nga turbina me gaz + turbina me avull dërgohet në rrjetin e energjisë.

Veçoritë e TEC-eve CCGT

  • Dy (2) turbina industriale të avancuara me gaz, SGT-800, të përshtatura në mënyrë optimale për
    përdorime me cikël të kombinuar për shkak të efikasitetit të lartë dhe gjenerimit të lartë të energjisë
    nga gazet e shkarkimit.
  • Turbinat SGT-800 janë të pajisura me një sistem djegieje me teknologji të reduktimit të NOx në të thatë, i cili siguron nivele të ulëta të emetimit të NOx, çka siguron një performancë të shkëlqyer në aspektin mjedisor.
  • Efikasiteti i lartë i djegjes se lëndës djegëse (prej 57.1%) mundeson gjithashtu emetime të ulëta të gazit karbonik (CO2). Kjo karakteristikë e turbines SGT-800 ruhet në një shkallë të lartë edhe në
    regjime pune me ngarkesa të pjesshme, jo te plote.
  • Skema funksionale e TEC-it me cikel te kombinuar perbehet nga dy (2) Gjeneratorë per prodhim avulli
    te tejnxehur nga Rikuperimi i Nxehtësisë (HRSG) te gazeve te tymit te dala nga turbina me gaz, me
    tre nivele presioni avulli të rregulluar për funksionim të Optimizuar dhe Fleksibël të impiantit termoenergjitik me turbine avulli dhe me siguri të lartë.
  • Besueshmëri dhe disponueshmëri e lartë për shkak të përdorimit të turbinës me gaz natural cilesor me
    permbajtje te ulet te squfurit dhe eficence te larte djejgjeje nepermjet nje teknike superekologjike me
    Djegjes te moderuar tip DLE (Dry Low Emmission), nyje termoteknike me 30 minidjegesa po tip DLE dhe monitorim te vazhduar te emetimeve nga nje sistem CEMS qe instalohet ne sistemin e avullit HRSG(Heat Recovery Steam Generator Gjenerator i Avullit me Rikuperim Nxehtësie).
  • Pajtueshmëri me kodet ndërkombëtare, si dhe me certifikimet PED dhe CE.
  • Konsumi i Gazit Natyror për 5 vitet e para të funksionimit pritet të jetë rreth 1.900.000 MWth në vit. (megavat-termik në vit)