Informimi Publik

TEC-i në ROSKOVEC: Një projekt që forcon sigurinë energjitike të shqipërisë

Sektori energjitik është një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik dhe të stabilitetit të një vendi. Në këtë kontekst, ndërtimi i termocentralit të ri (TEC) në Roskovec përfaqëson një investim të rëndësishëm që synon të forcojë sigurinë dhe stabilitetin e sistemit energjitik në Shqipëri.

Prodhimi ynë energjitik ka qenë historikisht dhe mbetet i ndjeshëm ndaj kushteve klimatike dhe ndryshimeve sezonale, për shkak të varësisë së lartë nga burimet e rinovueshme si hidrocentralet. Fier Thermoelectric SH.A. luan një rol thelbësor në rritjen e sigurisë energjitike, duke ofruar kapacitete të qëndrueshme prodhimi që kompensojnë luhatjet klimatike/sezonale dhe stabilizojnë sistemin energjetik të vendit. Falë këtij investimi privat Shqipëria do të ketë një sistem energjitik më të sigurt, duke balancuar rrjetin dhe duke reduktuar rreziqet e mungesave të energjisë.

Për publikun dhe palët e interesuara, duam të ndajmë disa informacione të rëndësishme mbi zhvillimin e projektit.

TEC-i në Roskovec është investim privat, dhe nuk ka statusin e “Investitorit Strategjik”.

Është e rëndësishme të theksohet se ky projekt është një investim 100% privat në shërbim të sistemit energjitik, dhe nuk gëzon statusin e “Investitorit Strategjik”. Ky projekt realizohet në përputhje me legjislacionin shqiptar, në një tokë private, në përputhje me të gjitha procedurat rregullatore të sektorit energjitik dhe standardeve ndërkombëtare.

Ky investim serioz privat, sjell jo vetëm kapacitete të reja prodhimi, por edhe teknologji moderne, standarde të avancuara operimi dhe një qasje më të qëndrueshme ndaj menaxhimit të energjisë.

Projekte të kësaj natyre, kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik në vend.

Ky projekt ofron garanci dhe stabilitetet energjetik në vend.

Vendi ynë varet në masë të madhe nga reshjet dhe nivelet e ujit në hidrocentrale për prodhimin e energjisë, çka e bën sistemin të ekspozuar ndaj luhatjeve sezonale dhe kushteve klimatike (në kohë të thata, përgjatë sezonit të verës). Kjo varësi shpesh kufizon aftësinë për të siguruar furnizim të qëndrueshëm gjatë gjithë vitit, duke krijuar rrezik për mungesa të energjisë për familjet dhe bizneset.

Në këtë kontekst, një kapacitet fleksibël termik, i siguruar nga TEC, rrit sigurinë e rrjetit dhe ndihmon në balancimin e prodhimit me kërkesën, duke garantuar furnizim të qëndrueshëm të rrjetit edhe në periudha kur prodhimi nga hidrocentralet është i ulët.

Përmes përdorimit të teknologjive moderne dhe gazit natyror, krijohet një burim i besueshëm energjie, i cili mund të aktivizohet sipas nevojës gjatë gjithë vitit, duke kontribuar në stabilizimin e sistemit energjitik.

Falë këtij investimi, vendi ynë do të jetë më i përgatitur për të përballuar situata emergjente, luhatje sezonale të prodhimit si dhe rritjet e papritura të kërkesës për energji. Duke arritur kështu, një sistem më modern dhe të sigurt energjitik për familjet dhe bizneset shqiptare.

Për më shumë informacion rreth projektit, mund të vizitoni faqen zyrtare: www.fte.al

PROCESI I KONSULTIMIT PUBLIK

Zhvilluesi i TEC (subjekti FTE) ka zhvilluar procesine konsultimeve me publikun dhe komunitetin lokal ne bazë të VKM Nr. 419 ‘Informimi dhe pjesëmarrja e publikut për aplikimin për Deklaratë Mjedisore. Procedura për zhvillimin e dëgjesës publike është realizuar bazuar në VKM nr. 247, datë 30.4.2014. “Për përcaktimin e rregullave, të kërkesave e të procedurave për informimin dhe përfshirjen e publikut në vendimmarrjen mjedisore”;

Njoftimet ne media lokale, televizione ndërkombëtare

Media Lokale TV APOLLON

Njoftimi date nga data 15.07.2023 - 17.07.2023 gjate gjithe dites me titra.

  • Kliko këtu për të parë videon.
  • Kliko këtu për të parë videon.

TV A2 CNN

TV A2CNN: Njoftimi ne date 17.07.2023

Kliko këtu për të parë videon.

Takimi me publikun

Takimi me publikun u realizua sipas njoftimit zyrtar në datë 19.07.2023, ne Njësine Bashkiake Roskovec, ora 10 :00- 12:00, pranë ambienteve të lokalit “Bar Restorant Veliu”, Lagja Nr 1; Rruga Bushi Kola ( ish rruga e Kolanjakeve), Roskovec.