Ndërtimi i një termocentrali me gaz natyror për prodhimin e energjisë elektrike, me kapacitet maksimal 170 MW, në pronë private të llojit “Truall”, është në përputhje me të gjitha aktet ligjore në fuqi si për planifikimin dhe zhvillimin e territorit ashtu edhe për aktet ligjore mbi sektorin e energjisë.
Impianti është një termocentral me cikël të kombinuar (CCPP – Combined Cycle Power Plant) i pajisur me sistem rikuperimi të nxehtësisë (HRSG). Kjo nënkupton që nxehtësia e çliruar nga procesi i djegies nuk emetohet në ajër, por shfrytëzohet për prodhimin e energjisë shtesë përmes një turbine me avull. Në këtë mënyrë shmangen emetimet termike në ambientin përreth dhe rritet ndjeshëm efikasiteti i impiantit, pasi energjia elektrike gjenerohet edhe nga shndërrimi i nxehtësisë së rikuperuar. TEC-i do të furnizohet me gaz natyror nëpërmjet një linje furnizimi prej rreth 250 m, e cila lidhet me tubacionin kryesor të TAP-it në pikën ABV-31, në afërsi të Roskovecit.

Pavarësisht se TEC Roskovec, është një sipërmarrje private, implementimi i këtij projekti sjell përfitime për vendin dhe sektorin e energjisë specifikisht.
Gjenerimi i energjisë elektrike nga TEC-i është i domosdoshëm për gadishmërinë e sistemit elektroenergjetik kombëtar, administrimin e rrezikut dhe për garantimin e furnizimit me energji elektrike bazë për popullatën. Mbi 95% e sasisë së furnizimit me energji në Shqipëri vjen nga Burimet e Energjisë së Rinovueshme (BRE) siç janë kryesisht burimet hidro, diellore dhe era.
Edhe pse shumë të pozitive për ekosistemin por edhe nevojën e furnizimit me energji bazë, burimet BRE janë shumë të varura nga faktorë objektivë si kushtet klimaterike që kanë të bëjnë me reshjet, kohëzgjatjen editëve me diell, rrymat e erës dhe kohezgjatjen e tyre,
etj. pasi nuk varen dhe komandohen nga njeriu.
Pikërisht, pavaresisht përfitimeve madhore që kanë BRE, mos vazhdueshmëria e tyre në çdo kohë rrit nivelin e rrezikut për qëndrueshmërinë e sistemit energjtiik të një vendi. Kjo është arsyeja pse për dekada me radhë, sistemet energjitike në vende të ndryshme e kanë mbështetur qëndrueshmërinë e tyre në burimet lehtësisht të prodhueshme dhe të planifikueshme (termocentralet e të gjitha burimeve si dhe centralet bërthamore, apo çdo formë tjetër ë përdorimit të burimeve fosile për energjinë termale) duke garantuar pa asnjë rrezik furnizimin me energjit ë popullatës. Kjo është arsyeja pse vendet e Ballkanit Perëndimor, ashtu si edhe vendet e Bashkimit Europian apo vendet e zhvilluara të G20 dhe OECD, bazën energjitike e kanë nga termocentralet me lëndë djegëse qymyr, gaz, naftë, në masën mbi 52% të gjenerimeve në sistem, konkretisht:
Dalja nga funksionimi i këtyre termocentraleve për arsye të emetimeve të mëdha nga djegia qymyreve por sidomos nga mungesa e impianteve moderne të kapjes dhe neutralizimit të hirit, gazit karbonik dhe gazeve të azotit, kushtëzon domosdoshmërinë e instalimit të kapaciteteve të reja gjeneruese me djegie gaz natyror dhe skema termike të moderuara.
Sistemi ynë elektroenergjitik tashmë është i integruar në sistemin ndërkombëtar rajonal dhe europian. Si i tillë ka detyrime ligjore për mbarëvajtjen e tij dhe të sistemeve energjetike me të cilët alternohet në bazë të Marrveshjeve me Agjencinë Europiane të Energjisë (me qendër në Vjenë, Austri) dhe vendeve përkatëse, sipas:
Sistemi ynë elektroenergjetik tashmë operon sipas Kodit të Transmetimit (Vendim i Bordit të ERE-s nr. 63,
datë 11.04.2022 “Mbi shqyrtimin e kërkesës së OST sh.a., për miratimin e Kodit të Transmetimit”) (modeli i Kodit Europian të Transmetimit dhe Kodit të Lidhjes dhe Matjes).
Sistemi ynë elektroenergjetik tashmë është pjesë e Tregut të Përbashkët Elektroenergjetik bazuar në:
Për të marrë më shumë informacion në lidhje me Treguesit Elektroenergjitik të Shqipërisë, kliko këtu.
Ndikimi i ngrohjes globale (efekti serë) ka përkeqësuar ndjeshëm hidrologjinë në rajonet e Ballkanit, ku edhe Shqipëria bën pjesë, në një përkeqësim të reshjeve mesatare vjetore në rreth 12% deri në vitin 2020.
Nevojat në rritje të tregut Ballkanik të energjisë elektrike dhe atij Europian deri në vitin 2045 vlerësohen me rritje mesater vjetore prej 4 deri 5%.
Te dhenat e mesiperme tregojne qe Shqiperia nuk i permbush nevojat e saja per energji elektrike, ajo importon dhe se nevojat per energji elektrike jane dhe do te jene perseri ne rritje.
TEC-i gjeneron energji elektrike apo termike (sipas nevojave të konsumatorit) në çdo kohë dhe në
çdo regjim pune, që komandohet nga njeriu dhe jo nga fenomenet e natyrës;
TEC-i gjeneron energji elektrike apo termike te qëndrueshme që është Energji Bazë për ekonominë e cdo vendi;
Energjia elektrike me burim energjie diellzimin apo erën është periodike, jo e vazhduar, e varur
totalisht nga fenomenet e natyrës, ku për territorin e Shqipërisë së Mesme ekspozimi mesatar vjetor i diellit përllogaritet të jetë rreth 2400-2600h/vit ose rreth 6.5 deri 7.0h/ditë që përbën rreth 28% të kohës vjetore.
Sipërfaqja e tokës ku do te zhvillohet TEC-i ka nje shfrytezim teper eficent ne gjenerim prej
0.334m2/kW te instaluar ndaj 15 deri 20m2/kWp te instaluar me impiant fotovoltaik, pra nga 45 deri 60 here me pak toke sesa impianti diellor;
Impiantet fotovoltaike me kapacitet te madh dhe siperfaqe zhvillimi teper te madhe (per fuqine 170MW nevojiten 2.55 deri 3.40 milion m2 toke ose 255 deri 340 ha truall), kane ndikime negative ne mikroklimen e zones ku zhvillohen nga:
Krahasueshmëria e gjenerimit të energjisë elektrike nga TEC dhe alternativa të tjera të llojit: HEC, impiant fotovoltaik apo eolik nuk është i drejtë për faktin se: