Ndikimi Mjedisor

Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM)

Projekti i është nënshtruar procedurës së Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) të thelluar, në përputhje me ligjin nr. 10440/2011 dhe aktet nënligjore përkatëse. Procedura ka përfshirë hartimin e raporteve teknike, studimeve specifike dhe konsultimin me publikun.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe marrjes së mendimeve nga institucionet përgjegjëse, ka lëshuar Deklaratën Mjedisore AN031020230006 datë 13.11.2023, e cila është një akt administrativ i vlefshëm dhe në fuqi. Kjo deklaratë konfirmon se projekti është i pranueshëm nga pikëpamja mjedisore, me kusht zbatimin rigoroz të masave të parashikuara.

Në bazë të ligjit nr. 10440 “Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis”; Neni 9; Ky projekt i nënshtrohet procedurës së thelluar të vlerësimit të ndikimit në mjedis referuar shtojcës I /Pika 2. “Termocentrale ose instalime të tjera me djegie, me një prodhim nxehtësie prej 20 ose më shumë megavatesh”;

Referuar kërkesave ligjore per Lejet e Mjedisit, Ligji Nr. 52/2020 “ Për Disa Ndryshime në Ligjin Nr.10 448, datë 14.7.2011,i ndryshuar, Projekti i nënshtrohet procedures per leje tipi A : “Industritë energjetike. ID 1.1 Instalimet me djegie. Energjia termike në hyrje është e barabartë ose më e madhe se 50 MW. Vlerësimi mjedisor adreson ndikimet në cilësinë e ajrit, zhurmat dhe vibracionet, tokën, biodiversitetin, si dhe menaxhimin e mbetjeve dhe situatave emergjente.

Është realizuar studimi i shpërndarjes së emetimeve në ajër dhe modelimi i niveleve të zhurmës, duke marrë në konsideratë skenarët e fazës operacionale të projektit. Vlerësimi është kryer në përputhje me kufijtë e lejuar për emetimet atmosferike dhe nivelet e zhurmës, sipas standardeve të Bashkimit Evropian dhe kërkesave të legjislacionit shqiptar në fuqi.

Ndikimet Kryesore në Mjedis

Emetimet në Ajër

Emetimet më te rendesishme në fazën operacionale të TEC do jene emetimet ne ajer gjate fazës se operimit.
Keto do jene emetime afatgjate te cilat do emetohen gjate gjithe fazes se operimit te TEC.

Centrali do të pajiset me pajisje të fjalës së fundit dhe me mekanizma djegës të gjeneratës së fundit, me emetime
të ulëta të Nox, të cilat përmbushin standardet e BE-së për emetimet (Direktiva 2017/1442 e BE-së).

TEC-i është projektuar me teknologji bashkëkohore Siemens, e cila garanton efikasitet të lartë dhe nivele të ulëta emetimesh. Përmirësimi i teknologjisë së procesit të djegies në impiantet moderne është faktori kyç që ndikon drejtpërdrejt në sasinë e gazeve të emetuara në mjedis. Sa më i optimizuar të jetë procesi i djegies, aq
më efikas është shndërrimi i energjisë së karburantit në energji elektrike dhe, njëkohësisht, aq më të ulëta janë emetimet në atmosferë.

Në këtë kuadër, teknologjitë moderne të Siemens fokusohen në:

  • përmirësimin e efikasitetit të djegies,
  • minimizimin e konsumit të gazit natyror,
  • reduktimin e oksideve të azotit (NOx), monoksidit të karbonit (CO) dhe ndotësve të tjerë.

Emetimet e gazeve gjate fazes operacionale jane Brenda normave te lejuara referuar standarteve te Shqiperise
dhe EU. TEC i projektuar dhe që do ndërtohet nga zhvilluesi FTE :

  • Plotëson të gjithë kriteret IED mbi emetimet (Industrial Emissions Directive Directive 2010/75/EU )
  • Brenda intervalit BAT-AEL të BE-së ( Best Available Techniques – Associated Emission Levels)
  • Klasifikohet si Best Available Techniques-compliant CCGT
    Nuk pritet asnjë ndikim në shëndetin e komunitetit, as gjatë fazës së ndërtimit dhe as gjatë fazës operacionale,
    në lidhje me emetimet e gazeve apo nivelin e zhurmave. Gjatë hartimit të VNM-së së thelluar, Zhvilluesi ka
    kryer modelimin/dispersionin e emetimeve të gazeve dhe zhurmave, duke marrë në konsideratë cilësinë
    aktuale të mjedisit, karakteristikat e terrenit dhe kushtet meteorologjike.

Modelimi, i realizuar nga konsulentë ndërkombëtarë, ka përfshirë të gjitha gazrat e emetuara nga të dy oxhaqet
e TEC-it dhe është zhvilluar për të gjitha skenarët e funksionimit (përfshirë kapacitetin maksimal). Rezultatet
tregojnë se përqendrimet e gazeve dhe nivelet e zhurmës janë shumë më të ulëta se kufijtë e lejuar dhe nuk
shkaktojnë ndikim në cilësinë e ajrit, shëndetin e komunitetit apo bimësinë. Vlerësimi përfshin skenarë të
bazuar në modalitete përfaqësuese të funksionimit të lidhura me rastet e mëposhtme:

  • Rasti nr. 1: Pesë vitet e para të operimit
  • Rasti nr. 2: Njëzet vjet operim
  • Rasti nr. 3: Operim në ngarkesë bazë (baseload)

Zhurma & Vibracionet

Burimet kryesore të zhurmës gjatë funksionimit të TEC janë:

  • Kondensuesi ftohesi me ajër (ACC) ose kulla ftohëse,
  • Gjeneratori i turbinës me avull (STG),
  • Dhoma e djegies,
  • Gjeneratori i avullit të rikuperimit të nxehtësisë ( HRSG).

Menaxhimi i zhurmës rregullohet nga dispozitat :

  • ligjit Nr. 9774/2007 ”Për vlerësimin e ndotjes akustike “ dhe Ligji nr. 39/2013 që perditëson Ligjin
    nr. 9774 për vlerësimin e ndotjes akustike.
  • Kuadri legjislativ bazohet në dispozitat e Direktivës 2002/49/EC në lidhje me vlerësimin dhe
    menaxhimin e zhurmës mjedisore.
  • Standardet kombëtare të zhurmës bazohen në Udhëzimin nr. 8, datë 27.11.2007, “Normat e
    përcaktuara të zhurmës në mjedis”, i cili përcakton nivelet kufitare të zhurmës për mjedise të
    ndryshme. Këto standarde janë të harmonizuara me kriteret e Organizatës Botërore të Shëndetësisë
    (WHO) dhe me Direktivën Evropiane për Zhurmën Mjedisore 2002/49/EC, të cilat zbatojnë pragje të
    ngjashme për nivelin e zhurmës.

Zhvilluesi FTE ka kryer modelimin e emetimeve të zhurmës gjatë fazës operacionale dhe ka konkluduar se niveli i zhurmës që arrin në zonat e banuara mbetet ndjeshëm nën kufijtë ligjorë prej 70 dB(A), duke mos shkaktuar asnjë ndikim të dëmshëm për komunitetin apo mjedisin përreth.

Ujërat e ndotura & Shkarkimet

  • TEC ne vetvete nuk ka shkarkime direkte te ujrave nga procesi i Operimit, nuk do të prodhojë mbetje
    të lëngshme të rrezikshme,
  • Potencialisht do të ketë rrjedha të caktuara të mbetjeve të lëngshme, te cilat do të trajtohen në përputhje
    me legjislacionin në fuqi, përpara se të shkarkohen në burimet ujore pritese.
  • Shkarkime te urjave te zeza dhe ujrave gri nga aktiviteti i punonjesve.
  • Shkarkime te urjave larese nga mirembajtja e impiantit, pastrimet remontet.
  • Konsumi vjetor i ujit të papërpunuar do të jetë rreth 40 000 m3.

Masat Parandaluese dhe Zbutëse

Plani i menaxhimit mjedisor & social

Zbatimi i Planit të Menaxhimit Mjedisor dhe Social (ESMP) do të sigurojë përmbushjen e kërkesave të ISO
14001 (Sistemi i Menaxhimit të Mjedisit), kushteve të përcaktuara në Deklaratën Mjedisore, masave
parandaluese të identifikuara në raportin e VNM-së, si dhe të gjithë kërkesave ligjore dhe standardeve të
aplikueshme për projektin si në fazën e ndërtimit ashtu edhe në fazën operacionale.

Programi i Monitorimit Mjedisor & Social

Parametrat Kryesorë që do të Monitorohen

  • Shkakrimet ne ajer (ne burimet stacionare por dhe ne zonat e banuara me te afer).
  • Emetimet e zhurmave (ne burimet stacionare por dhe ne zonat e banuara me te afer).
  • Shkarkimet ne burimet ujore pas trajtimit nga impiantet e trajtimit.
  • Mbetjet e gjeneruara (sasia lloji, depozitimi).
  • Kushtet e deklarates mjedisore.
  • Raste, aksidente/incidente potenciale të mundshme që shoqërohen me kontaminime të tokës apo incidente.
  • Konsumi i burimeve ujore Menaxhimi i ankesave ankesat e lindura/ shkaktuara për shkak te zbatimit të projektit, për shkaqe të
    ndryshme mjedisore apo sociale.

Frekuenca e Monitorimit

  • Emetimet ne ajer 24/24 nga burimet stacionare nepermjet (CEMS).
    Cilesia e ajrit prane zonave te banuara :periodikisht sipas kushteve te lejes se mjedisit.
  • Niveli i zhurmave : periodikisht sipas kushteve te lejes se mjedisit.
  • Cilesia e ujrave te shkarkimeve: periodikisht sipas kushteve te lejes se mjedisit.
  • Sasia e mbetjeve te gjeneruara /depozituara :cdo muaj

Raportimi te Institucionet

Do të realizohet në mënyrë të rregullt dhe periodike sipas kushteve te lejes se mjedisit :

  • çdo 6 muaj.
  • çdo 12 muaj.