Vendndodhja Gjeografike

VENDNDODHJA GJEOGRAFIKE DHE MJEDISI PËRRETH

Projekti TEC Roskovec ndodhet në Bashkinë Roskovec, Qarku Fier, në një zonë të përzgjedhur në përputhje me kriteret teknike, mjedisore dhe të sigurisë. Vendndodhja strategjike siguron distancë të përshtatshme nga zonat urbane dhe respektim të elementëve natyrorë dhe kulturorë përreth, duke garantuar operim të sigurt dhe të qëndrueshëm të impiantit energjetik.

Vendndodhja Gjeografike e Zonës

Zona e projektit eshte pjese administrative e Bashkise Roskoves, Qarku Fier.

Distancat nga Zonat Urbane

Distanca e zonës së projektit nga zonat urbane:

Zona e projektit është e distancuar nga zonat urbane dhe institucionet publike, arsimore e shëndetësore, si
më poshtë:

  • Rreth 2.6 km nga perimetri i zonës urbane të Roskovecit;
  • Rreth 800 m nga zona urbane e Jagodinës;
  • Rreth 960 m nga zona urbane e Suk 2;
  • Zonat e tjera urbane, përfshirë Marinëz, Kallm dhe Suk 1, ndodhen në distanca mbi 2 km nga zona e projektit.

Monumentet e Kulturës pranë Zonës së Projektit

Zona e projektit është rreth 3.3 km larg monumentit më të afërt të kulturës, Ikonostasi i Kishës së Shën
Gjergjit.

Burimet Ujore

  1. Lumi Seman ndodhet rreth 900 m larg zonës së projektit;
  2. Kanali kullues Suk i Poshtëm ndodhet rreth 700 m larg;
  3. Rezervuari i Roskovecit është rreth 3.5 km larg;
  4. Këneta e Zezë – Strum ndodhet rreth 3.2 km larg zonës së projektit.

Kriteret mbi Përzgjedhjen e Zonës së Projektit

Siguria dhe Garancia e Impiantit

Siguria e impiantit dhe garancia e funksionimit të sigurt të TEC-it, si për banorët e zonës përreth ashtu edhe për vetë impiantin dhe mjedisin, kundër rreziqeve të tilla si zjarre, shpërthime, fontana gazi/nafte
dhe forca madhore, kërkon që objekti të respektojë distancat standarde ndërkombëtare të rekomanduara
për impiante të këtij tipi, si më poshtë:

  • Jo më afër se 400 m nga zona e banuar (nga objekti më i afërt urban);
  • Jo më afër se 2 km nga objekte me rrezikshmëri të lartë ndaj zjarreve, shpërthimeve dhe
    fontanave (p.sh., zona naftëmbajtëse e Marinëzit);
  • Jo më afër se 5 km nga objekte të industrisë kimike ose ushtarake me prodhime toksike apo eksplozive (p.sh., ish kompleksi industrial kimik Azotik–Ura në Drizë, Fier, i cili ndodhet mbi
    12 km larg TEC-it Roskovec).

Analiza e Vendndodhjes dhe Teknologjia

Alternativat e projektit kanë marrë në konsideratë analizën e vendndodhjes dhe teknologjinë e aplikimit
për prodhimin e energjisë elektrike, duke përdorur gazin natyror si lëndën më të pastër brenda serise së
hidrokarbureve. (Referuar në botime shkencore dhe referenca të njohura ndërkombëtare, përfshirë
studimin e Volker Quaschning dhe Bernhard Siegel (11/2022) mbi nivelet e emetimeve të CO₂ nga djegia e hidrokarbureve, ku evidentohet se gazi natyror ka emetimet më të ulëta krahasuar me lëndët e tjera
fosile).

Monumentet e Natyrës më pranë Zonës së Projektit

Ndërtimi dhe zhvillimi i këtij projekti nuk ka asnjë ndikim në asnjë Zonë të Mbrojtur apo Monument Natyre, as në fazën ndërtimore, as në atë operacionale.

  • Zona e projektit është e distancuar nga Zonat e Mbrojtura dhe monumentet e natyrës, në një
    distancë prej 6 deri në 17 km në vijë ajrore.
  • Rrapi i Zonjës – Bubullimë ndodhet rreth 6.8 km larg në vijë ajrore nga zona e projektit.
  • Selvitë e Manastirit të Ardenicës ndodhen rreth 10 km larg në vijë ajrore nga zona e projektit.
  • Pylli i Kurorës Adriatik është rreth 16 km larg në vijë ajrore nga zona e propozuar e projektit.