Vendi ynë varet në masë të madhe nga reshjet dhe nivelet e ujit në hidrocentrale për prodhimin e energjisë, çka e bën sistemin të ekspozuar ndaj luhatjeve sezonale dhe kushteve klimatike (në kohë të thata, përgjatë sezonit të verës). Kjo varësi shpesh kufizon aftësinë për të siguruar furnizim të qëndrueshëm gjatë gjithë vitit, duke krijuar rrezik për mungesa të energjisë për familjet dhe bizneset.
Në këtë kontekst, një kapacitet fleksibël termik, i siguruar nga TEC, rrit sigurinë e rrjetit dhe ndihmon në balancimin e prodhimit me kërkesën, duke garantuar furnizim të qëndrueshëm të rrjetit edhe në periudha kur prodhimi nga hidrocentralet është i ulët.
Përmes përdorimit të teknologjive moderne dhe gazit natyror, krijohet një burim i besueshëm energjie, i cili mund të aktivizohet sipas nevojës gjatë gjithë vitit, duke kontribuar në stabilizimin e sistemit energjitik.
Falë këtij investimi, vendi ynë do të jetë më i përgatitur për të përballuar situata emergjente, luhatje sezonale të prodhimit si dhe rritjet e papritura të kërkesës për energji. Duke arritur kështu, një sistem më modern dhe të sigurt energjitik për familjet dhe bizneset shqiptare.
Për më shumë informacion rreth projektit, mund të vizitoni faqen zyrtare: www.fte.al