Projekti i është nënshtruar procedurës së Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) të thelluar, në përputhje me ligjin nr. 10440/2011 dhe aktet nënligjore përkatëse. Procedura ka përfshirë hartimin e raporteve teknike, studimeve specifike dhe konsultimin me publikun.
Agjencia Kombëtare e Mjedisit, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe marrjes së mendimeve nga institucionet përgjegjëse, ka lëshuar Deklaratën Mjedisore AN031020230006 datë 13.11.2023, e cila është një akt administrativ i vlefshëm dhe në fuqi. Kjo deklaratë konfirmon se projekti është i pranueshëm nga pikëpamja mjedisore, me kusht zbatimin rigoroz të masave të parashikuara.
Në bazë të ligjit nr. 10440 “Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis”; Neni 9; Ky projekt i nënshtrohet procedurës së thelluar të vlerësimit të ndikimit në mjedis referuar shtojcës I /Pika 2. “Termocentrale ose instalime të tjera me djegie, me një prodhim nxehtësie prej 20 ose më shumë megavatesh”;
Referuar kërkesave ligjore per Lejet e Mjedisit, Ligji Nr. 52/2020 “ Për Disa Ndryshime në Ligjin Nr.10 448, datë 14.7.2011,i ndryshuar, Projekti i nënshtrohet procedures per leje tipi A : “Industritë energjetike. ID 1.1 Instalimet me djegie. Energjia termike në hyrje është e barabartë ose më e madhe se 50 MW. Vlerësimi mjedisor adreson ndikimet në cilësinë e ajrit, zhurmat dhe vibracionet, tokën, biodiversitetin, si dhe menaxhimin e mbetjeve dhe situatave emergjente.
Është realizuar studimi i shpërndarjes së emetimeve në ajër dhe modelimi i niveleve të zhurmës, duke marrë në konsideratë skenarët e fazës operacionale të projektit. Vlerësimi është kryer në përputhje me kufijtë e lejuar për emetimet atmosferike dhe nivelet e zhurmës, sipas standardeve të Bashkimit Evropian dhe kërkesave të legjislacionit shqiptar në fuqi.
Emetimet më te rendesishme në fazën operacionale të TEC do jene emetimet ne ajer gjate fazës se operimit.
Keto do jene emetime afatgjate te cilat do emetohen gjate gjithe fazes se operimit te TEC.
Centrali do të pajiset me pajisje të fjalës së fundit dhe me mekanizma djegës të gjeneratës së fundit, me emetime
të ulëta të Nox, të cilat përmbushin standardet e BE-së për emetimet (Direktiva 2017/1442 e BE-së).
TEC-i është projektuar me teknologji bashkëkohore Siemens, e cila garanton efikasitet të lartë dhe nivele të ulëta emetimesh. Përmirësimi i teknologjisë së procesit të djegies në impiantet moderne është faktori kyç që ndikon drejtpërdrejt në sasinë e gazeve të emetuara në mjedis. Sa më i optimizuar të jetë procesi i djegies, aq
më efikas është shndërrimi i energjisë së karburantit në energji elektrike dhe, njëkohësisht, aq më të ulëta janë emetimet në atmosferë.
Në këtë kuadër, teknologjitë moderne të Siemens fokusohen në:
Emetimet e gazeve gjate fazes operacionale jane Brenda normave te lejuara referuar standarteve te Shqiperise
dhe EU. TEC i projektuar dhe që do ndërtohet nga zhvilluesi FTE :
Modelimi, i realizuar nga konsulentë ndërkombëtarë, ka përfshirë të gjitha gazrat e emetuara nga të dy oxhaqet
e TEC-it dhe është zhvilluar për të gjitha skenarët e funksionimit (përfshirë kapacitetin maksimal). Rezultatet
tregojnë se përqendrimet e gazeve dhe nivelet e zhurmës janë shumë më të ulëta se kufijtë e lejuar dhe nuk
shkaktojnë ndikim në cilësinë e ajrit, shëndetin e komunitetit apo bimësinë. Vlerësimi përfshin skenarë të
bazuar në modalitete përfaqësuese të funksionimit të lidhura me rastet e mëposhtme:
Burimet kryesore të zhurmës gjatë funksionimit të TEC janë:
Menaxhimi i zhurmës rregullohet nga dispozitat :
Zhvilluesi FTE ka kryer modelimin e emetimeve të zhurmës gjatë fazës operacionale dhe ka konkluduar se niveli i zhurmës që arrin në zonat e banuara mbetet ndjeshëm nën kufijtë ligjorë prej 70 dB(A), duke mos shkaktuar asnjë ndikim të dëmshëm për komunitetin apo mjedisin përreth.
Zbatimi i Planit të Menaxhimit Mjedisor dhe Social (ESMP) do të sigurojë përmbushjen e kërkesave të ISO
14001 (Sistemi i Menaxhimit të Mjedisit), kushteve të përcaktuara në Deklaratën Mjedisore, masave
parandaluese të identifikuara në raportin e VNM-së, si dhe të gjithë kërkesave ligjore dhe standardeve të
aplikueshme për projektin si në fazën e ndërtimit ashtu edhe në fazën operacionale.
Do të realizohet në mënyrë të rregullt dhe periodike sipas kushteve te lejes se mjedisit :