Centrali CCGT (Combined Cycle Gas Turbine) funksionon duke kombinuar dy cikle energjie: ciklin e turbinës me gaz dhe ciklin e avullit. Kjo rrit ndjeshëm efikasitetin (55–62%).
Centrali furnizohet me gaz natyror përmes tubacionit, kompresori thith ajrin nga ambienti dhe e kompreson atë.Ajri i kompresuar futet në dhomën e djegies;
Gaz natyror përzihet me ajrin e kompresuar dhe digjet. Gazi i nxehtë i djegies shtyn turbinën me gaz, e cila gjeneron energji duke rrotulluar gjeneratorin, dhe nxjerr gazra shumë të nxehtë (500–600°C). Këto gazra të nxehtë nuk hidhen në atmosferë, por ri-shfrytëzohet.
Avulli i krijuar në gjeneratorin e avullit te rikuperimit te nxehtesise futet në turbinën me avull i cili zgjeron fletët e turbinës dhe prodhon energji shtesë. Turbina me avull është e lidhur me të njëjtin gjenerator ose me një të dytë. Ky cikël rrit efikasitetin total të centralit.
Pasi avulli del nga turbina: Futet në kondensator, ku ftohet me ujë të ftohtë nga një kullë ftohëse. Avulli kthehet në ujë të lëngshëm (kondensat).
Uji i kondensuar pompohet sërish në gjeneratorin e avullit (HRSG – Heat Recovery Steam Generator). Cikli i avullit përsëritet vazhdimisht.
TEC nuk konsumon ujin per ftohje te impjantit pasi teknologjia qe aplikohet eshte ajo e ftohjes me ajer, uji ne veper perdoret vetem per prodhim avulli I cili rifutet ne qarkullim.
Uji i ngrohtë nga kondensatori shkon në kullën e ftohjes ku Uji ftohet dhe kthehet përseri ne sistem.
Energjia elektrike e prodhuar nga turbina me gaz + turbina me avull dërgohet në rrjetin e energjisë.